Analistët e futbollit në “BT Sport”, Rio Ferdinand, Steven Gerrard dhe Frank Lampard, kanë thënë njëzëri se Real Madridi është favoriti kryesor për ta fituar Ligën e Kampionëve.
Nëse parashikimet e tre ish-yjeve të Anglisë dalin të jenë të sakta, atëherë gjiganti spanjoll do ta fitojë këtë trofe të çmueshëm për të treten herë radhazi.
Ekipi i Zinedine Zidane shkroi historinë sezonin e kaluar duke u bërë ekipi i parë që prej Milanit më 1990 që e mbron me sukses titullin në Ligën e Kampionëve.
Reali ka kaluar në çerekfinale të këtij edicioni të Championsit pas triumfit me rezultat të përgjithshëm 5-2 pas dy ndeshjeve në 1/8 e finales kundër Paris Saint-Germainit.
“Real Madridi thjesht për shkak të përvojës dhe faktorit Ronaldo”, ka thënë Ferdinand në BT Sport.
Gerrard ka shtuar: “Liverpooli ka shanse, por Reali është favorit me të drejtë”.
Lampard theksoi: “Pajtohem, por është e vështirë të parashikosh”.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: