Doktori i Bayernit kujton sherrin me Guardiolën: E humba kontrollin, i bërtita dhe godita...

Doktori i Bayernit kujton sherrin me Guardiolën: E humba kontrollin, i bërtita dhe godita...

17:53, 13/03/2018

Doktori i ekipit kombëtar të Gjermanisë dhe Bayern Munchen, Hans-Wilhelmd Wohlfahrt, ka sulmuar Pep Guardiolën duke e quajtur mashtrues.

Hans kishte dhënë dorëheqje nga Bayerni për shkak të një konflikti me trajnerin e atëhershëm të gjigantit gjerman, Pep Guardiolën.

Doktori i klubit bavarez ka folur në autobiografinë e vet rreth asaj se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë në atë periudhë mes tij dhe ish-trajnerit të Bayernit.

“Guardiolën e konsideroj si person që ka pak vetëbesim, i cili jeton me frikë të vazhdueshme, jo nga humbjet e mundshme, por nga mundësia për ta humbur pushtetin dhe autoritetin”, ka thënë Hans.

Problemet mes tyre kishin filluar qysh me ardhjen e Guardiolës te Bayerni. Në seancën e tretë stërvitore, spanjolli i ishte ankuar Hansit se tre lojtarë ishin të lënduar dhe sipas diagnozave ata tashmë duhej të ishin kthyer në fushë.

“Këtë ma tha me ton agresiv”, ka thënë Hans.

“E humba kontrollin plotësisht, i bërtita Guardiolës dhe e godita tavolinën saqë i bëra pjatat dhe gotat të dridheshin. Për herë të parë në karrierën time i bërtita dikujt. Nuk mund ta kuptoja sesi një trajner i cili ishte po aq i vjetër sa unë që kam shumë vite në këtë profesion nuk mund t’i kushtonte vëmendje përvojës sime”, ka shtuar ai.

Dita e tij e fundit te Bayerni ishte ndeshja e parë kundër Portos, të cilën Bayerni e humbi 3-1 në transfertë, dhe pas të cilës Guardiola e fajësoi Muller-Wohlfahrt për humbjen, para lojtarëve.

Ditën pasuese, ai dha dorëheqje nga posti i drejtorit mjekësor të Bayernit, pas 38 viteve punë.

Megjithatë, me largimin e Pep Guardiolës, i cili tani drejton Manchester Cityn, doktori Hans- Muller-Wohlfahrt është kthyer te Bayerni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco