Çmenduri në Gjermani, ‘përsëritet’ Stambolli

Çmenduri në Gjermani, ‘përsëritet’ Stambolli

11:26, 24/02/2018

Një ndeshje e çmendur ka qenë ajo midis Regensburd-Dusseldorf, në ligën e dytë të Gjermanisë, ku nga 0-3, ndeshja ka përfunduar me rezultatin 4-3.

Ishte vetëm minuta e 15 e takimit ku Dusseldorf e pa veten në avantazh 0-3, por vendasit gjetën forcë duke e kthyer ndeshjen në 4-3, dhe kjo ndodhi në 30 minuta lojë.

Vendasit ngushtuan rezultatin në 2-3 që në pjesën e parë me dy gola të shpejtë në minutat 37 dhe 40, shkruan Syri.net.

Teksa në pjesën e dytë shënuan edhe dy gola të tjerë në minutat 60 dhe 66.

Kjo të kujtoj finalen e Stambollit në 2005 midis Milan dhe Liverpool, ku nga 0-3 në pjesën e parë, Liverpool barazoi takimin dhe fitoi Championsin.

/Ariglon Pali/Syri.net/

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco