E treta e vërteta/ Pas dështimit në vitin 2015 dhe 2017, këtë sezon Juventusi do tripletën

E treta e vërteta/ Pas dështimit në vitin 2015 dhe 2017, këtë sezon Juventusi do tripletën

22:05, 23/02/2018

Miralem Pjanic ka deklaruar se Juventusi është i uritur dhe “dëshirojmë të fitojmë gjithçka” këtë sezon.

“Zonja e Vjetër” e ka fituar Serie A për gjashtë vite me radhë, teksa e ka ngritur në qiell Kupën e Italisë në tre sezonet e fundit.

Por, nuk e kompletuan tripletën, pasi dështuan të fitojnë Ligën e Kampionëve në vitet 2015 dhe 2017, kundër Barcelonës e Real Madridit, diçka që synojnë ta arrijnë këtë sezon.

“Ne duam ta fitojmë Scudetton dhe t’i shkojmë në fund edhe Kupës së Italisë si dhe Ligës së Kampionëve”, u shpreh Pjanic.

“Jemi një grup i lojtarëve që synojmë të fitojmë gjithçka, jo vetëm një garë”, përfundoi mesfushori i Juventusit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco