Çmendet Reali, 150 euro për Lewandowskin

Çmendet Reali, 150 euro për Lewandowskin

21:10, 23/02/2018

Robert Lewandowski është pothuajse e sigurt se do të largohet nga Bayern Munchen në fundin e sezonit.

Duke parë se është në prag të të 30-ave, sulmuesi polak dëshiron të nënshkruajë kontratën e fundit të karrierës së tij dhe është i tunduar nga ideja për t’u transferuar te Real Madridi.

Klubi i Zidane, sipas faqes polake “Przeglad Sportowy”, ka bërë gati 150 milionë euro për ta bindur Bayernin që ta shesë sulmuesin në qershor.

Kështu, vera e ardhshme mund të jetë ajo e largimit të Lewandowskit nga “Allianz Arena”.

Vetë lojtari ka bërë një hap drejt realizimit të këtij operacioni. Ai, në fakt, ka ndërprerë marrëdhëniet me menaxherin polak Cezary Kucharski, i cili është kujdesur për interesat e Lewa-s në 10 vitet e fundit.

Sulmuesi është bashkuar me Pini Zahavi-n, ndërmjetës ndërkombëtar me një ndikim shumë të madh në botën e futbollit.

Izraeliti Zahavi punon kryesisht me Chelsean, por është kujdesur edhe për transferimin e vitit, atë të Neymar nga Barcelona te Paris Saint-Germain.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco