Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Aleancë me argjentinasit, huliganët rus thurin planin për sulmuar anglezët

Aleancë me argjentinasit, huliganët rus thurin planin për sulmuar anglezët

05:10, 23/02/2018

Huliganët rus janë akoma shumë të irrituar me të që ndodhi në Europianin e Francës dhe për këtë arsye kanë kërkuar bashkëpunimin me homologët argjentinas për t’u përleshur me huliganët anglez.

Siç shkruan e përditshmja spanjolle “AS”, 10 tifozë radikalë rusë, 7 prej tyre të Zenitit të San Petersburg dhe 3 të ekipit të Dinamos së Moskës kanë biseduar me homologët e tyre argjentinas lidhur me Botërorin që luhet në vendin e tyre (Rusi).

Në takimin e zhvilluar në Argjentina, rusët u kanë siguruar strehim, transport dhe mbrojtje ligjore atyre argjentinas në rast nevojë, por se sa do të vazhdojë aleanca e tyre mbetet të shohim, pasi autoritetet policore në Rusi janë ngritur për të mos lejuar asnjë incident.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco