Tmerr te Vllaznia, një person tenton të therë me thikë trajnerin Ernest Gjoka

Tmerr te Vllaznia, një person tenton të therë me thikë trajnerin Ernest Gjoka

17:45, 22/02/2018

Skandal ne Shkodër. Një person ka tentuar që të therë trajnerin e Vllaznisë, Ernest Gjoka.

Ngjarja ka ndodhur në fushën sportive “Reshit Rusi” në Shkodër në fund të stërvitjes.

Një shtetas me kapuç në kokë i është afruar trajnerit dhe ka tentuar që ta sulmojë, dyshohet se me thikë.

Trajneri Gjoka e ka kuptuar se personi mund ta sulmonte dhe i është shmangur duke shpëtuar pa u dëmtuar.

Policia është njoftuar menjëherë. Tre shtetas në afërsi të stadiumit “Loro Boriçi” janë shoqëruar në polici duke dyshuar se mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Ky është rasti dyte, teksa edhe njëherë tjetër ka patur tentativë për ta sulmuar teknikun Gjoka.

Policia po heton për ta zbardhur ngjarjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco