VIDEO/ Rrëfimi i Ilir Vrenozit në Syri.net! Akuzat, Skënderbeu, skedinat, Erjon Braçe dhe marrëdhëniet e tij me politikën ...

VIDEO/ Rrëfimi i Ilir Vrenozit në Syri.net! Akuzat, Skënderbeu, skedinat, Erjon Braçe dhe marrëdhëniet e tij me politikën ...

18:55, 21/02/2018

Kryetifozi më i madh i Skënderbeut ose i njohur ndryshe si korçari më i famshëm në Shqipëri, Ilir Vrenozi, ishte sot pjesë e intervistës gjatë edicionit të lajmeve të Syri.net, të moderuar nga Alen Xhelili.

Gjatë intervistës Vrenozi akuzoi edhe njëherë deputetin Erion Braçe dhe politikën shqiptare si shkaktarët kryesorë të baltosje së emrit të tij dhe të Skënderbeut të Korçës.

‘Skënderbeun e kemi dashuri, ne s’kemi as liqen as det asnjë gjë, Skënderbeun kemi të vetmin argëtim. Mbështetja që i dhamë ne Skënderbeut është indinjata për presionet që i është bërë ekipit. Ne me futbollin u dashuruam këto dy herë që u kualifikuam në grupet e EuropaLeague. Ne nuk mund ta mendojmë dot Beharin pa Europa League dhe pa Champions League. Të gjithë venë në plazh ne shkojmë në Elbasan. Ka vite që Skënderbeu me arritjet e tij arriti të bëjë shumë xhelozë. Kryeqyteti është mësuar të jetë padron në çdo fushë. Neve korçarëve na kanë goditur gjithmonë. Ky klan u përforcua pas 6 fitoreve rresht. U çmend edhe politika edhe tifozët partizanit, siç është edhe vëllai i Edi Ramës, Olsi Rama, Erjon Braçe. Bile sipas të dhënave thuhet se Erjon Braçe ka çuar dhjetëra letra në UEFA. Unë jam shumë i sigurtë që emri im në UEFA arriti nga letrat e Erjon Brace. Sepse unë kam dy vite që godas me video dhe batuta qeverinë dhe të gjatin. Politikisht s’kishte si të më godiste,por donte të më njolloste. Bile më thanë që edhe një gazetar korçar i ka dhënë atij disa të dhëna, dhe meqë unë luaj skedina më kishin futur në vallen e Skënderbeut. Unë s’kam lidhje fare me trukimet, kjo është politike’, u shpreh Vrenozi.

Lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij se është pjesë e trupimit të ndeshjeve, Vrenozi ironizoi duke thënë se nëse do të ishte e vërtetë do të kishte fituar para, ndërsa shtoi duke qeshur se nuk e mbante mend herën fundit që kishte kapur loto.

‘Llotoja është 30 herë lëmë njëherë fitojmë. Normalisht shuma të vogla,por këto nuk kanë lidhje. Skënderbeu është dashuri s’ka lidhje tjetër. As se mbaj mend fare kur kam fituar loto. Mbaj mend një shumë 250 mijë lekë të vjetra kam kapur kampionat italian, kam luajtur gol gol. Manchester City tu rrah të hënë një ekip të kategorisë së tretë. Po nuk flasin këta për manchesterin dhe Bayernin,por flasim për Skënderbeun pa fakte. Nuk ka fakte. Unë e ndjek me mish e me shpirt Skënderbeun. Kjo e Skënderbeut është shumë e thellë. U bënë në 7 shkurt zgjedhjet në FSHF, Bashkim Fino humbi, ky ishte plani A. Është i fortë Duka, e kam takuar Dukën dhe i kam thënë ty kur s’të mundi Berisha, mos çaj kokë për këta Braçet e me radhë. Plani A ishte të godisnin Dukën, dhe me anën e Finos të godisnin Skënderbeun. Këto karta që ishin para dy vitesh këto janë prapë tani. Edhe kërcënimet ishin plani i bërë gati për të bërë këtë zhurmë mediatike. Nuk pushuan mediat e Ramës, Report TV e Shqiptarja.com që bënin ham ham ham. Por ne duhet ta mbrojmë Skënderbeun sepse na ka bërë krenarë. Në Elbasan vinin të shihnin Skënderbeun nga Maqedonia nga Kosova nga Mali i Zi. Këta thonë pse të mundi Sportingu 5-1. Edhe Dukës i them që siç bëri me Shqipërinë ti dalë në mbrojtje edhe Skënderbeut. Mu sëmur babai sa mori vesh këtë lajmin e përjashtimit të Skënderbeut. Duan ta zhdukin Skënderbeut’, tha më tej Vrenozi.

Ndërkohë Vrenozi bëri dhe një koment sa i përket protestës së sotme të korçarëve, dhe arsyet se pse ata po protestojnë për futbollin dhe jo për gjërat jetike. Po ashtu foli dhe për marrëdhëniet mes tij dhe deputetit demokrat Ervin Salianji.

‘Unë kam qenë i pari që kam thënë të dalim në protestë sepse është ngritur çmimi i ujit. Ne në Korçë e kemi pasur 600 lekë ujin që ngjitet dhe 350 për atë që zbriste, tani e kanë bërë 1440 lekë. Ne duhet të kishim dalë në protestë. Për sportin dalin në protestë pa frikë. Po ju the për politikë kanë shumë frikë. Kur Bëri listat Basha, dhe shoh Salianjin, i shkruajta unë urime se e kishte vënë të dytin. Më mori në telefon dhe më tha nesër do vij në Korçë dhe do pimë kafe. Erdhi të nesërmen në Korçë më çoi makinën dhe vajta në kafe. Në muhabet e sipër më tha çfarë mendon ti Ilir për Korçën, unë i thashë që del 6-4-1, u habit dhe më tha çfarë është kjo, njëri nga ata demokratët aty i tha që e ka për PS-në Iliri. Të nesërmen Salianji më hoqi nga frendsat’, deklaroi Vrenozi.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

lushingabarbullushi21/02/2018 19:44

Per bracen mir e ke. Por dukesh pak i pjerdhur per politik.

Shto koment

Denonco