Pas zgjedhjeve, Komiteti Ekzekutiv përcakton dy zv.presidentët në FSHF

Pas zgjedhjeve, Komiteti Ekzekutiv përcakton dy zv.presidentët në FSHF

13:27, 21/02/2018

Pas mandatit të 5-të në krye të FSHF-së, Armand Duka sot ka zhvilluar mbledhjen e parë zyrtare të Komitetit Ekzekutiv.

Sipas procedurës Komiteti përcaktoi dhe miratoi fillimisht dy zëvendës presidentët, respektivisht Edvin Libohova dhe Lutfi Nuriu, dhe më pas u ndanë edhe Komisionet përkatëse që do të mbulojnë gjithsecili prej anëtarëve.

Presidentit të FSHF-së, Armand Duka u drejtua me një mesazh të hapur anëtarëve të KE-së për objektivat, nismat dhe përgjegjësitë që dalin përpara në këtë mandat të ri 4-vjeçar.

Në mbledhjen e sotme, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm, Ilir Shulku ishin prezent edhe të gjithë anëtarët e KE-së: Abdyl Kuriu, Arben Dervishaj, Bardhyl Jera, Bardhyl Minxhozi, Edmond Spahiu, Edvin Libohova, Enkelejd Alibeaj, Lutfi Nuriu, Tahir Kastrati dhe Vasil Bicaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco