VIDEO/ Presion dhe fyerje ndaj lojtarëve të Kukësit, pse nuk dënohet Olsi Rama?

VIDEO/ Presion dhe fyerje ndaj lojtarëve të Kukësit, pse nuk dënohet Olsi Rama?

12:45, 21/02/2018

Në pamjet e mëposhtme shfaqet krejt prepotencë Olsi Rama, vëllai i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Olsi Rama kap për krahu, dhunon, ofendon, i bën presion lojtarit të Kukësit, Elis Bakaj, në momentet e fundit të ndeshjes mes Partizanit dhe Kukësit, e fituar nga verilindorët me një rezultat prej 3 me 1.

Por Olsi Rama i cili aktualisht ka marrë detyrën e drejtorit të Partizanit, pasi humbi garën për të marrë nën kontroll Federatën Shqiptare të Futbollit, me kandidaturën e Bashkim Finos, ka nisë të bëhet protagonist në ekrane.

Këtë herë është bërë protagonist në një sherr me Elis Bakajn, pas humbjes 3 me 1 me Kukësin.  

“Çfarë ke mor burrë që zihesh? Çfarë ke që i provokon?”, i është drejtuar me ton të lartë Olsi Rama.

Disa të pranishëm që kanë qenë aty pranë, kanë treguar se Bakaj është shprehur se nuk mund të mbante më përgjatë gjithë kohës, sharjet e fyerjet e tyre nga familja.

Në çdo ndeshje kundër Partizanit sulmuesi i njohur është sulmuar në kor nga tifozët e kuq.

‘Ishte gjest anti-sportiv, po s’mund të duroja më. Në çdo ndeshje e njëjta histori, duke ofenduar nga familja’, ka thënë Bakaj për mediat.

Por edhe pse Olsi Rama është drejtor i Partizanit, ai nuk është as sherifi i lagjes, as kryepolici i kryeqytetit, nuk është as i deleguari i federatës, as komisioner i etikës, as prokuror, as gjykatës, që mund të qëndrojë në tunelet e stadiumeve.

 Shfaqja e tij në tunelet e stadiumit duke kapur për krahësh një futbollist, i cilitdo ekip qoftë, duhet dënuar të paktën moralisht, pasi ligjërisht nuk dënohet edhe prej faktit se ai është vëllai i kryeministrit.

Jo Rama, por askush nuk ka të drejtë dhe të bëjë gjyqe popullore, live para kamerave, si një veprim gangsterësh. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

F GjOKA21/02/2018 16:24

“Çfarë ke mor burrë që zihesh? Çfarë ke që i provokon?”, i është drejtuar me ton të lartë Olsi Rama. Ore, në të sëmës Rama i madh dhe i vogli, por po më çudisni..Ku e shihni ju provokimin.. Ne daç botojeni në daç mos, plehra

Ilir21/02/2018 15:40

Ky është i paprekshëm

Shto koment

Denonco