VIDEO/ Bayern shkatërron turqit, siguron kualifikimin që në ndeshjen e parë

VIDEO/ Bayern shkatërron turqit, siguron kualifikimin që në ndeshjen e parë

22:51, 20/02/2018

Bayern Munchen luajti në “Allianz Arena” ndeshjen e parë të 1/8-ave të finaleve të Ligës së Kampioneve kundër Besiktas, njofton SYRI.net.

Bavarezët fituan thellë 5-0, duke siguruar që në takimin e parë kualifikimin.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Bayernit 1-0, me golin e Thomas Muller. Në fraksionin e dytë bavarezët dyfishojnë shifrat.

Coman është autori i golit të dytë të gjermanëve në minutën e 53-të.

Më pas është përsëri Muller që shënon, duke trefishuar shifrat.

Lewandowski vulos rezultatin final, me dopjetën e tij në minutat 79 dhe 88.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco