VIDEO/ Chelsea-Barcelona, ‘paqe’ në aktin e parë të Championsit

VIDEO/ Chelsea-Barcelona, ‘paqe’ në aktin e parë të Championsit

22:42, 20/02/2018

Në “Stamford Bridge” u luajt akti i parë i 1/8-ave të finaleve të Champions League ku Chelsea u vu përballë Barcelonës, shkruan SYRI.net.

Ky takim u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1, ku të dy golat u shënuan në pjesën e dytë.

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, me blutë e Londrës që kanë qenë më të rrezikshëm, ku William goditi dy herë shtyllën e katalanasve.

Në fraksionin e dytë Willian rregullon shënjestrën, duke e dërguar topin në minutën e 62-të në rrjetën e Barcelonës, 1-0.

Por nuk mund të mungonte Leo Messi. Në minutën e 75-të ylli i Barcelonës barazon shifrat 1-1.

Me këtë rezultat mbyllet i gjithë takimi, ku Barcelona hedh një hap para, pasi ndeshjen e kthimit do të luajë në shtëpi, ku i duhet të mos humbasë.

 

 

Goli i Willian

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco