Portieri i Chelseat i pamposhtur nga Messi. Çfarë do të ndodhë sot?

Portieri i Chelseat i pamposhtur nga Messi. Çfarë do të ndodhë sot?

20:03, 20/02/2018

Shumë të paktë janë ato skuadra që kanë arritur të gjejnë mënyrën se si të ndalojnë Leo Messin dhe të mos pësojnë gol nga ylli argjentinas kur e kanë përballë.

Sot, Barcelona do të përballet me një nga këto skuadra, Chelsea. Ekipi anglez dhe portieri i saj, Thibaut Courtois, janë kombinimi perfekt për të shmangur në “Stamford Bridge” atë që Messi bën gjithmonë: golin.

Messi ka luajtur 8 ndeshje ndaj Chelsea në Champions League dhe nuk ka shënuar asnjë gol deri tani. Kësisoj, argjentinasi shpreson të thyejë “tabunë” dhe t’i shënojë portierit belg. Të shohim se çfarë do të ndodhë sonte në mbrëmje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco