Mbrojtësi kuqezi shënon në Greqi, i hap rrugën fitores së ekipit

Mbrojtësi kuqezi shënon në Greqi, i hap rrugën fitores së ekipit

17:56, 20/02/2018

Ardit Toli, mbrojtësi i Kombëtares U-21, ka shënuar ditën e sotme, fitoren që skuadra e tij Kania Kisamikos mori ndaj Kaliteas, me shifrat 2-0.

Toli shënoi në minutën e 23-të, golin që zhbllokoi shifrat e takimit.

Kjo fitore i ngjall shpresat ekipit që gjendet në vendin e dytë, me 30 pikë, në Kategorinë e Dytë greke, ndërsa vendi i parë qëndron 9 pikë më parë.

Ekipi i Tolit ka ndërkohë edhe një ndeshje më shumë për të zhvilluar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco