Analiza/ Ja si ti luani ndeshjet sotme të Champions League ...

Analiza/ Ja si ti luani ndeshjet sotme të Champions League ...

17:45, 20/02/2018

Mbrëmjen e sotme rikthehet sërish Champions League,ku do të kemi dy ndeshje mjaft të rëndësishme.

Rekordmenët bavarezë do të presin në ndeshjen e parë eliminatore për 1/8 të Champions League turqit e Beshiktash.

Në letër një ndeshje mjaft e lehtë për skuadrën e Bayern Munchen, duke pasur parasysh organikën e lojtarëve të skuadrës gjermane. Për herë të parë Bayern Munchen do ti ketë të gjithë futbollistët në dispozicion, me përjashtim të kapitenit Manuel Nojer, i cili vijon të jetë i dëmtuar.

Ndërkohë nga ana tjetër skuadra e Beshiktashit ka treguar se është një kockë e fortë, duke pasur parasysh dy ndeshjet spektakolare që bëri ndaj gjermanëve të Leipzig.

Por kur vjen tek ndeshjet me eleminim direkt, skuadra e Jup Heynckes, është treguar historikisht e pamëshirshme ndaj çdo kundërshtari në këtë fazë të Champions League, ndaj parashikimi jonë për sot është 1-1 4+.

Nga an tjetër po sot në mbrëmje do të kemi dhe superpërballje, ndërmjet Chelseas dhe Barcelonës. Ishullorët të cilët siç duket e kanë lënë pas periudhën e keqe dhe janë rikthyer sërish tek fitorja. Ndërsa blaugranasit kanë treguar në ndeshjet e fundit se janë të pamëshirshëm ndaj çdo kundërshtari.

Në sfidën e sotme të dyja skuadrat pritet të luajnë të kujdesshme, duke mos rrezikuar shumë, pasi gabimi më i vogël mund të rezultonte fatal.

Chelsea është një nga skuadrat e cila ka shënuar më shumë gola në Premier League,por kur vjen puna në Champions League, ndryshon muzika si dhe ritmi i skuadrës. Nga ana tjetër edhe Barcelona nuk është më ajo e mëparshme, kur kundërshtari dridhej ende pa filluar ndeshja,pasi me largimin e Neymar, Messi duket se ka ngelur si dirigjenti që drejton një orkestër të përgjysmuar.

Ndaj parashikimi jonë për ndeshjen e sotme është 1x ose 0-2 gola. /Syri.net. T.H.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco