Montella zbulon se si duhet të luajë Sevilla kundër Manchester United

Montella zbulon se si duhet të luajë Sevilla kundër Manchester United

16:31, 20/02/2018

Sevilla dhe Manchester United do të takohen nesër në “Sanchez Pizjuan”, në kuadër të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.

Trajneri i skuadrës spanjolle, Vincenzo Montella, thotë se ata janë të përgatitur dhe të lumtur që do të luajnë ndaj Unitedit.

Ai insiston se skuadra e tij duhet të luajë me vetëbesim dhe dëshirë kundër anglezëve.

“Jam shumë i emocionuar me ndeshjen e nesërme, e cila do të jetë e vështirë dhe e komplikuar”, tha fillimisht Montella gjatë konferencës për mediat.

“Ne duhet të jemi gati psikologjikisht dhe fizikisht. Ne kemi besim te lojtarët, të cilët duhet të luajnë me kokë dhe dëshirë të madhe”, deklaroi tekniku i Sevillas.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco