‘Gattuso ka prekur telat e duhur te Milani’

‘Gattuso ka prekur telat e duhur te Milani’

21:09, 19/02/2018

Pas një starti plot peripeci dhe me ndërrim trajnerësh, Milani ka që nga derbi me Interin në dhjetor për Kupë, që po kalon një periudhë mjaft të suksesshme.

Kuqezinjtë janë rikthyer sërish “në valle” për një vend në zonën Champions, teksa vijojnë me të njëjtin ritëm edhe në Europa League, ku e kanë siguruar kualifikimin që në sfidën e parë ndaj bullgarëve të Ludogoretsit.

Kapiteni i Milanit, Leonardo Bonucci, vlerëson punën e bërë nga Gattuso, teksa thekson se tashmë është krijuar një grup shumë i fortë dhe ka rigjetur formën më të mirë.

“Tani po që jam mirë. Kemi krijuar një grup dhe një skuadër shumë të fortë. Gattuso ka ‘prekur telat e duhur’. Është impresionues. Tek ai shoh gjëra që nuk i kam parë tek askush tjetër më parë. Tani zbresim në fushë për të fituar, jo për të shmangur humbjen”, u shpreh Bonucci.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco