VIDEO/ Emocione, tension, 2 kartonë të kuq dhe 4 gola. Gjithçka ndodh në Partizani-Kukësi

VIDEO/ Emocione, tension, 2 kartonë të kuq dhe 4 gola. Gjithçka ndodh në Partizani-Kukësi

19:58, 19/02/2018

Në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet u luajt ndeshja më e rëndësishme e javës së 20-të të Superligës mes Partizanit dhe Kukësit, shkruan SYRI.net.

Pjesa e parë u mbyll me fitoren minimale 1-0 të Partizanit. Golin e vetëm e shënoi Gojkovic në minutën e 43-të.

Në pjesën e dytë, në të 66’ ka nervozizëm në fushë. Bakaj i Kukësit kapet me Culum dhe arbitri ndëshkon me karton të kuq lojtarin e Partizanit.

Menjëherë pas këtij momenti, kuksianët gjejnë golin e barazimit me Gurin, 1-1.

Momenti i mirë i kampionëve në fuqi shfrytëzohet në të 70’, ku Hoxha zhytet me kokë duke kaluar Kukësin në avantazh, 1-2.

Në minutat e mbetura të kuqve u anulohet një gol, teksa në 5 minutat shtesë ka mjaft histori.

Bakaj ndëshkohet me karton të kuq dhe të dy ekipet e mbyllin ndeshjen me nga një lojtar më pak.

Kukësi në minutën e pestë shtesë shënon me anë të Gurit golin e tretë, i cili vulos takimin.

Skuadra verilindore fiton 3-1 në kryeqytet, duke u ngjitur në vend të tretë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Guerrilsi19/02/2018 20:27

Po normal shume Gola se eshte luajtur 1/2 dhe +4. Bravo Mark Iuliano

Shto koment

Denonco