Hummels paralajmëron Bayernin: Kujdes nga Besiktas!

Hummels paralajmëron Bayernin: Kujdes nga Besiktas!

19:18, 19/02/2018

Mbrojtësi gjerman i Bayern Munchen, Mats Hummels, thotë se skuadra e tij duhet të heqë dorë nga loja e bukur për të eliminuar skuadrën e Besiktasit.

Ai thotë se përballë do të kenë një skuadër të madhe europiane, e cila ka fituar pa problem grupin në të cilin ishte.

“Kjo është një fazë speciale. Për gjërat e mira nuk është e domosdoshme që të luash bukur për të fituar. Shpesh, gjërat tjera janë më të rëndësishme se estetika”, tha Hummels gjatë konferencës për mediat.

“Ne e dimë që do të takohemi me një skuadër të madhe europiane, që ka fituar grupin pa problem. Kanë emra të mëdhenj në skuadër kualitet në lojën e tyre taktike dhe individuale”.

Ndeshja e parë ndërmjet Bayernit dhe Besiktasit do të zhvillohet nesër në orën 20:45 në “Allianz Arena”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco