VIDEO/ Djaloshi që po lufton me sëmundjen e rëndë merr dhuratë speciale nga FSHF-ja për ditëlindje

VIDEO/ Djaloshi që po lufton me sëmundjen e rëndë merr dhuratë speciale nga FSHF-ja për ditëlindje

18:34, 19/02/2018

Për Abraham Kuturelin, nga rrethinat e Shkodrës, një djalosh i apasionuar pas futbollit, ka qenë një ditë krejtësisht e veçantë.

Ditëlindja e tij e 11-të është festuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Për këtë është kujdesuar Federata Shqiptare e Futbollit.

Një grup, i përbërë nga ish-kapiteni dhe ish-trajneri i Kombëtares, Sulejman Demollari, dhe Tritan Kokona, kanë qenë në Shkodër, në qendrën ku Abrahami trajtohet prej disa vjetësh, për shkak se vuan nga një sëmundje e rëndë.

Djaloshi kurajoz që lufton çdo ditë me sëmundjen, duke pasur kujdesin e motrave gjermane të qendrës, është mjaft i apasionuar ndaj futbollit dhe tifoz i zjarrtë i Kombëtares.

Në emër të FSHF-së dhe ekipit kombëtar, Demollari i ka dhuruar bluzën e personalizuar të ekipit kombëtar me numër 11 (ditëlindja e tij) dhe një top futbolli.

Ndërkohë që Kokona i ka dhuruar një album të “Euro 2016”, me një dedikim të Presidentit të FSHF:

“Abraham!

Në përvjetorin e 11 të ditëlindjes, i’u dhuroj këtë album historik të kombëtares shqiptare të futbollit, në Europianin ” Francë 2016. Uroj që kjo dhuratë, të të shtojë dashurinë për lojën e futbollit dhe të të bëjë edhe më krenar për vendin tënd.

Gëzuar ditëlindjen!

Me dashuri Armand Duka”.

Më pas u improvizuan disa lojëra me pjesëmarrjen e djaloshit kurajoz, i cili falënderoi për këtë surprizë të këndshme. Ndërkohë përfaqësuesit e FSHF-së i premtuan atij, një takim me lojtarët e kombëtares, gjatë grumbullimit përpara ndeshjes me Norvegjinë.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco