Kuqezinjtë mposhtin kundërshtarin e parë në turneun e Romës

Kuqezinjtë mposhtin kundërshtarin e parë në turneun e Romës

18:20, 19/02/2018

Vjen suksesi i parë i skuadrës së Erjon Bogdanit në turneun miqësor ne Itali.

Kombëtarja shqiptare U-19 e drejtuar nga trajneri Erjon Bogdani ka fituar ndeshjen e parë të turneut të përvitshëm “Roma Caput Mundi” ndaj Maltës me rezultatin e thellë 5-1.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 3-0, ku serinë e golave e hapi Drini Halili, ky i fundit shënoi dy gola së bashku me Veriun dhe një gol Marku.

Një rezultat bindës për të nisur serinë prej tre takimesh. Kujtojmë që në vitin 2017 skuadra U-19 u shpall fituese e Kupës, pasi mundi në finale Rumaninë U-19.

Ndërkaq, këtë edicion në aperturën e turneut, kundër Maltës përfaqësuesja jonë e filloi ndeshjen me këtë formacion: Shala, Dragoshi, Ismajlgeci, Isufu (c), Plaka, Syla, Celhaka, Tuci, Marku (1 gol), Halili (2 gola) dhe Veriu (2 gola).

Ndeshja tjetër e grupit, Lazio fitoi 3-0 kundër Greqisë.

Të rinjtë e kombëtares do të zhvillojnë edhe dy ndeshje të planifikuara për këtë grup në turne:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco