Duka zgjidhet për herën e 5-të në krye të FSHF-së, reagon Federata serbe, spanjolle dhe çeke

Duka zgjidhet për herën e 5-të në krye të FSHF-së, reagon Federata serbe, spanjolle dhe çeke

14:19, 19/02/2018

Pas rizgjedhjes se Armand Dukës në krye të FSHF-së të shumta janë urimet që vijnë nga federatat homologe.

Së fundmi është Federata e Spanjës, Serbisë dhe Republikës së Çekisë të cilat kanë uruar Dukën për mandatin e 5-të.

Federata spanjolle:

Kreu aktual në detyrë i Federatës Spanjolle të Futbollit, Juan Luis Larrea në urimin e tij drejtuar Presidentit Duka, ndër të tjera shkruan:

“Më lejoni që në emrin tim dhe të Federatës spanjolle të futbollit të përcjell urimet më të sinqerta. Rizgjedhja juaj edhe për katër vitet e ardhëshme reflekton një cilësi në punën tuaj në këto vite, por edhe një menaxhim shumë të mirë prej jush dhe skuadrës që drejtoni për zhvillimin e futbollit në vendin tuaj. Jam gjithashtu i sigurtë që do të vazhdoni të punoni po në këto nivele për futbollin e vendit tuaj. Ju uroj shumë sukses dhe vazhdim të raporteve shumë të mira mes dy federatave tona”.

Federata serbe:

“Kam kënaqësinë që t’ju përcjell personalisht, si dhe në emër të Federatës së futbollit të Serbisë, urimet më të sinqerta për rizgjedhjen tuaj. Ju urojmë ju çdo sukses në aktivitetet tuaja të ardhëshme, për të mirën e lojës tonë favorite, futbollit. Mbetemi gjithmonë të angazhuar për vazhdimësinë e raporteve të mira mes dy federatave tona”,- shkruan presidenti i Federatës Serbe të Futbollit, z.Slavisa Kokeza.

Federata çeke:

 “Më lejoni që në emër të Federatës së futbollit të Republikës së Çekisë t’ju përcjell urimet më të sinqerta me rastin e rizgjedhjes tuaj si President i FSHF-së. Dëshirojmë sa më shumë sukses dhe prosperitet për ju, jo vetëm në aktivitetet e futbollit, por edhe në jetën tuaj personale”,- përfundon urimi i krerëve të futbollit në Republikën e Çekisë.

 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco