Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

VIDEO/ Sherr pas penalltisë. Arbitri nxjerr 7 kartonë të kuq dhe ndërpret ndeshjen

VIDEO/ Sherr pas penalltisë. Arbitri nxjerr 7 kartonë të kuq dhe ndërpret ndeshjen

23:33, 18/02/2018

Takimi mes Victorias dhe Bahias në kampionatin brazilian të futbollit, ka përfunduar në një ndeshje masive boksi.

Gjithçka ka ndodhur pas ekzekutimit të një 11-metërshi nga ana e miqve, që u shndërrua në gol dhe solli barazimin.

Në atë moment, portieri i vendasve shkon dhe konfliktohet me sulmuesin që ekzekutoi 11-metërshin dhe më pas në sherr përfshihen disa futbollistë, teksa nuk mungojnë as shkëmbimet e grushteve.

Në përfundim të konfliktit, arbitri ndëshkon me karton të kuq 5 futbollistë të Vitorias dhe 2 të Bahias, duke bërë që automatikisht të ndërpritet edhe ndeshja, pasi nëse një skuadër humb më tepër se 4 lojtarë, ndeshja konsiderohet e mbyllur.

Vitoria dhe Bahia janë pjesë e Campeonato Baiano në Brazil, teksa sfida nuk ishte aspak vendimtare, pasi jemi vetëm në javët e para të kampionatit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco