A duhet të dënohet Skënderbeu? Trajneri Ilir Daja jep këtë përgjigje

A duhet të dënohet Skënderbeu? Trajneri Ilir Daja jep këtë përgjigje

23:15, 18/02/2018

I ftuar në emisionin “Fair Play” nga Enkeleida Zeko në News 24, trajneri i Skënderbeut, foli për çështjen e nxehtë që po kalon klubi korçar.

I pyetur për një dënim të mundshëm për shumë vite nga kompeticionet europiane, ai deklaroi: “Një pjesë e këtij raporti ka të bëjë me periudhën tranzitore që ka kaluar futbolli në Shqipëri. UEFA duhet ta stimulojë futbollin në Shqipëri. Në çdo vend të botës, ka pasur edhe amnisti. Ata duhet ta mbështesin këtë klub që ka përfaqësuar të gjitha ekipet shqiptare. Edhe në buxhete kemi qenë më të dobët se të tjerët në arenën ndërkombëtare. Kemi nevojë për një suport, dhe jo për një dënim, pasi do ishte një dënim i të gjithë futbollit shqiptar”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Drejtesia18/02/2018 23:47

Skenderbeu eshte ngritur mbi PADREJTESI dhe paret e biznesit shqiptare qe u moren nga shitja e kasave qe e ka perfaqesuesi I skenderbeut ne menyre te padrejte dhe te detyruar nga shteti I vuri ne sherbim te ekipit te skenderbeut me miliarda leke per interesa personale te politikaneve.

Shto koment

Denonco