Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

VIDEO/ Milanit i ‘shtohet oreksi’, synon zonën Champions

VIDEO/ Milanit i ‘shtohet oreksi’, synon zonën Champions

23:05, 18/02/2018

Milani ka regjistruar një tjetër fitore, teksa këtë herë ka mposhtur me rezultatin 1-0 Sampdorian, një rival direkt për një vend në Europa League.

Në “San Siro”, vendosi një gol i Bonaventurës në pjesën e parë, që rikuperoi gabimin e zviceranit Rodriguez, i cili humbi një 11-metërsh në fillim të ndeshjes.

Sfida ishte vërtetë spektakolare, me kuqezinjtë që ishin më superior ndaj kundërshtarëve, ndërsa në minutat shtesë Sampdoria pati një mundësi ideale për të barazuar, por u shpërdorua nga Caprari.

Me këtë fitore, Milani barazon Sampdorian në renditje, me 41 pikë dhe në vendin e 6-të, ndërsa tani rihap sërish shpresat për një vend në zonën Champions, që është vetëm 7 pikë larg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco