VIDEO/ Nuk quhet kot zbulimi i Panuccit, shihni asistin që merr Platini nga shqiptari

VIDEO/ Nuk quhet kot zbulimi i Panuccit, shihni asistin që merr Platini nga shqiptari

19:08, 18/02/2018

Kamer Qaka është një nga zbulimet e trajnerit të ri të Kombëtares, Christian Panucci.

Lojtari i rritur në Norvegji për momentin luan në kampionatin rumun me Poli Iasi.

Në ndeshjen që u luajt pasditen e sotme, Poli Iasi i lojtarit shqiptar triumfoi jashtë fushe ndaj Poli Timisoara në rezultatin 1-2.

Qaka u bë protagonist në këtë ndeshje, duke e filluar takimin që nga fillimi dhe dhuroi asistin për golin e parë të shënuar nga Platini.

Një asist mjaft i bukur që nga mesi i fushës, por meritë kishte edhe sulmuesi, i cili la pas mbrojtësit dhe nuk gaboi i vetëm përpara portierit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco