Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Allegri: ‘Sezoni i Juventus kërcënohet nga 3 penallti të gabuara!’

Allegri: ‘Sezoni i Juventus kërcënohet nga 3 penallti të gabuara!’

08:31, 18/02/2018

Vigjilje derbi në shtëpinë e Juventus, me trajnerin Allegri që nuk nënvlerëson sfidën me granatat, thelbësore për të vazhduar garën kokë më kokë me Napolin. Në konferencën për mediat, trajneri ka konfirmuar mungesat: “Mandzukic është me temperaturë 38, ndaj e dërgova në shtëpi. Në mesfushë do të luajmë me Pjanic dhe Khedira, të tretin do ta vendos mëngjesin e të dielës. Sa i përket të tjerëve, është Bernardeschi, që dje në përfundim të stërvitjes shfaqi një shqetësim mbingarkese, por asgjë serioze, është në dispozicion. Do të vlerësojmë nëse do të aktivizohet titullar, apo jo. Të tjerët janë të gjithë në dispozicion. Është rikthyer Howedes, ndërsa Buffon do të pushojë, sikurse është programuar”.

Allegri përqendrohet te kalendari, ndeshje pas ndeshje: “Mendojmë për Torinon, më pas do të kemi një javë, gjatë të cilës mund të punojmë të gjithë bashkë në kuadër të sfidës së dyfishtë ndaj Atalantës, në kampionat dhe në Kupën e Italisë. Më pas do të kemi Lazion dhe pastaj rikthimin me Tottenham. Vijojmë me Udinesen në shtëpi, për ta mbyllur me Spal, përpara pushimit. Ndaj kemi një periudhë të rëndësishme. Duhen luajtur njëra pas tjetrës, pa menduar atë që do të ndodhë, sepse më pas, kur nis të bësh llogari…”. Më pas, në lidhje me disfatën e Napolit në Europa League, Allegri shfaqet diplomatik: “Të luash në Europa League është gjithmonë e vështirë. Napoli gjeti një skuadër të bukur, mendoj se ka gjetur vështirësi dhe humbi ndeshjen”.

Për Allegrin, kualifikimi në çerekfinalen e Champions League nuk është kompromentuar: “Nisemi me prezumimin se Juventus ka të njëjtat shanse për të kaluar turin, sikurse para ndeshjes së luajtur në Torino. Kemi bërë teknikisht njërën nga ndeshjet më të dobëta, mjafton të shohim statistikat, për shembull kemi realizuar vetëm rreth 55% të pasimeve, ndërkohë që zakonisht vërtitemi rreth 70-75%. Në Champions, nëse gabon shumë pasime… E thënë kjo, patëm shumë raste ne dhe pak ata, humbëm një penallti. Duke vlerësuar këto situata, nuk e shoh pse të mos i konsiderojmë gjërat në aspektin pozitiv për ndeshjen e kthimit”.

Në lidhje me penalltinë e shpërdoruar nga Higuain, dhe peshës së saj, Allegri nuk mërzitet: “Ky është futbolli. Për momentin, sezoni i Juventus kalon përmes atyre tre penalltive të gabuara, që mund të ndodhin. E rëndësishme është që jemi në garë në të gjitha frontet dhe Juventus punon gjithmonë për të arritur në maj dhe të realizoj të gjithë objektivat, sepse objektivat afatmesëm nuk vlejnë, janë si çmimet “Gran Premi” të çiklizmit, që ndryshojnë në disiplina të ndryshme”.


 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco