FOTO/ Triumfon atleti Izmir Smajlaj, merr medalje të artë

FOTO/ Triumfon atleti Izmir Smajlaj, merr medalje të artë

22:24, 17/02/2018

Tjetër medalje e artë për Shqipërinë në kampionatin ballakanin të sallave të mbyllura që po zhvillohet në Stamboll të Turqisë.

Pas Luiza Gegës, që fitoi të artën në garën e 3000 metrave me kohën 9 minuta e 6 sekonda, në shkallën më të lartë të podiumit u ngjit edhe Izmir Smajlaj. Atleti shkodran i kërcimit së gjati kërceu 7 metra e 80 centimetra, duke mbrojtur titullin kampion që fitoi një vit më parë në Beograd.

Ky rezultat nuk është ai që pretendon realisht kampioni shkodran, por që mjaftoi për të fituar medaljen e artë edhe në Stamboll.

Dy vendet e para të siguruara nga Gega dhe Smajlaj janë arritje e madhe për atletikën shqiptare, që pavarësisht kushteve aspak të përshtatshme për stërvitje, arrin të sigurojë medalje të artë në mitingjet ndërkombëtare.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco