FSHF i përgjigjet kritikëve: Të respektojmë vendimet e Komisionit të Disiplinës

FSHF i përgjigjet kritikëve: Të respektojmë vendimet e Komisionit të Disiplinës

21:10, 17/02/2018

Shfaqjet antisportive dhe të gjitha veprimet jo fair që ndodhin në fushat e futbollit kanë qenë dhe do të jenë objekt gjykimi në Komisionin e Disiplinës, ashtu siç ndodh në të gjitha kampionatet e tjera në Europë dhe botë.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës janë të pavarura dhe njëkohësisht të apelueshme dhe çdo klub ka të drejtë ta bëjë këtë.

Në këtë kontekst edhe Vendimi i Komisionit të Disiplinës që u shpall ditën e Premte për skualifikimin e dy lojtarëve të Partizanit, nuk ishte vetëm për këtë klub, por dhe për klube tjera. Janë gjithashtu me dhjetëra vendime të ngjashme të marra gjatë këtij sezoni për të gjitha kategoritë dhe për shumicën e klubeve.

“FSHF i mirëkupton shqetësimet e Klubeve për objektivat sportive që kanë, por dhe Klubet duhet të kuptojnë që edhe Fair-Play është pjesë e lojës së futbollit. FSHF është e vendosur maksimalisht të rrisë bashkëpunimin me të gjitha klubet për të respektuar të gjitha rregullat e lojës së futbollit. Akuzat mediatike dhe paragjykimet nuk i shërbejnë aspak komunikimit dhe përpjekjeve të përbashkëta për një garë sportive të ndershme dhe cilësore”, thuhet në deklaratën e FSHF-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Drejtesia18/02/2018 07:08

Kur DUKA flet per Fair- Play, eshte si puna e hajdutit qe thote kapeni hajdutin.Komisioni I disiplines ne keto vite sa eshte duka, eshte bere si komisioni I maliqit sepse aty denohen kundershtaret e Dukes.Po te kalojme pak tek e kaluara ,kur u bene zgjedhjet ne fshf para ca vitesh dhe moren pjese ne gare per kryetare federate ,Refik Halili dhe presidenti I Bylisit Kapllanaj ,mbas zgjedhjeve ne FSHF keto ekipe te dy presidenteve u masakruan nga komisioni i disiplines (i Dukes ) dhe si perfundim tirana nuk beri asnje ndeshje me tifoza sa nuk rezikoi edhe renien ne ate kohe dhe bylisi per nje gabim jo shume te madh qe te perjashtohej nga kampionati dhe shume denime qe vetem ekipet shqiptare I dine se cfare kane hekur. PRA ky eshte komisioni i kamxhikut per ato qe kundershtojne Duken,mentalitet komunist.

Shto koment

Denonco