Tronditet Partizani, i dënohen dy lojtarë

Tronditet Partizani, i dënohen dy lojtarë

14:49, 17/02/2018

Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka zhvilluar mbledhjen e radhës, ku ka marrë në shqyrtim problematikën e relatuar nga sektori teknik. Bie në sy “grushti” i rëndë ndaj Partizanit, skuadër të cilës i janë pezulluar me nga dy ndeshje secili dy titullarë të rëndësishëm, kapiteni Idriz Batha dhe mesfushori Lorenc Trashi. Pa këto dy shtylla të formacionit, të kuqtë do ta kenë edhe më të vështirë ndaj Kukësit, të hënën, në sfidën e javës së 20-të të Superiores.

Më poshtë mund të njiheni me vendimet e plota të këtij organi juridik e disiplinor të federatës:
1.Lojtari i KF “Partizani”, Lorenc Trashi, për prostesta me fjalë ofenduese ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, pezullohet 2 ndeshje nga aktiviteti dhe gjobitet në masën 100.000 lekë.
2.Lojtari i KF “Partizani”, Idriz Batha, për prostesta me fjalë ofenduese ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, pezullohet 2 ndeshje nga aktiviteti dhe gjobitet në masën 100.000 lekë.
3.Lojtari i KF “Laçi”, Sherif Kallaku, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, pezullohet 2 ndeshje nga aktiviteti.
4. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Korabi”, Emiljano Veliaj, dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Emiljano Veliaj vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco