Eibar-Barcelona, disa statistika që nuk duhen humbur...

Eibar-Barcelona, disa statistika që nuk duhen humbur...

08:27, 17/02/2018

Eibar do të përballet sot me Barcelonën, e cila duket do t’a ketë të vështirë të marrë 3 pikë në transfertë. Kjo për faktin se në “Ipurua Stadium” vetëm 3 skuadra kanë mundur të marrin fitore këtë sezon: Atletico Madrid, Celta dhe Athletic Bilbao.

Eibar  është vetëm një pikë larg zonës së Europës, ndërsa Barcelona do të luajë në mesjavë ndeshjen e rradhës në Champions League.

Barcelona vjen në këtë përballje pas dy barazimeve në La Liga kundër Espanyol dhe Getafe, duke i dhënë mundësinë Atletico Madrid të ngushtojë në shtatë pikë diferencën me kreun.

Eibar i ka lejuar kundërshtarët të realizojnë vetëm 181 gjuajtje drejt portës në këtë sezon, më pak se mesatarja e La Liga-s.

Barcelona  në fushën e Eibar ka marrë tri fitore me një rezultat të përgjithshëm 0-10.

Mbyllja e pjesës së parë në avantazh ka qenë vendimtare për të dy skuadrat në këtë sezon. Të dy ekipet, në fakt, e kanë bërë një gjë të tillë në 15 ndeshje të këtij kampionati dhe i kanë fituar ato takime.

Messi nuk ka shënuar në katër ndeshjet e fundit, por ecuria e tij kundër Eibar është shumë e mirë, me 12 gola të shënuar në 6 ndeshjet e fundit të luajtura kundër ekipit bask.

Shifra dhe Fakte

Eibar ka humbur të shtatë ndeshjet e luajtura kundër Barcelona-s që nga sezoni 2014-15, duke pësuar 26 gola dhe duke shënuar vetëm 4.

Barcelona ka realizuar të paktën 4 gola në 4 ndeshjet e fundit që ka luajtur kundër Eibar në të gjitha kompeticionet

Eibar nuk ka pësuar asnjë humbje në 11 nga 12 ndeshjet e fundit që ka luajtur në kampionat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco