Ndryshon programi në shkollat e vendit, hyn në fuqi projekti ‘Grow’

Ndryshon programi në shkollat e vendit, hyn në fuqi projekti ‘Grow’

12:40, 14/02/2018

Shkollat e Tiranës, si edhe të qyteteve të tjera të Shqipërisë prej disa javësh janë përfshirë në zbatimin e projektit “Grow” me orën e futbollit, gjatë edukimit fizik.

Çdo ditë koordinatorët përkatës janë afër mësuesve të edukimit fizik, të cilët me klasat e para të dyta dhe të treta realizojnë një orë të plotë të fiskulturës, për futbollin dhe fëmijët e klasave të para të dyta dhe të treta.

Së fundmi ishin fëmijët e shkollës “Hasan Tahsin” të cilët në ambjentet model të palestrës së re të shkollës kanë kryer orën e futbollit.

Fillimisht disa ushtrime në grupe të veçanta, si për meshkuj, ashtu edhe për femra, dhe më pas lojëra të veçanta. Po në Tiranë, koordinatorët që e ndjekin në Tiranë ecurinë e projektit kanë qenë në shkollën 9-vjeçare “A.Kostollari”, (klasa e 1-rë). Gjatë kësaj ore të fiskulturës, ishin të pranishëm 25 femijë (10 djem dhe 15 vajza).

Në Durrës këtë radhë ishin fëmijët e shkollës “Shkolla e Re” të cilët vrapuan pas futbollit.

Në këtë orë mësimi morën pjesë 27 nxënës të klasës së tretë, ku 15 prej tyre ishin djem dhe 12 vajza. Në fillim tek fëmijët ora nisi që në klasë me një bashkëbisedim të shkurtër rreth lojës së bukur të futbollit. Më pas fëmijët kaluan në palestër ku zhvilluan disa ushtrime argëtuese për fëmijët. Në fund erdhi koha për të luajtur.

Po kështu në Shkodër, vazhdojnë edhe orët e futbollit në shkolla të ndryshme të qytetit. Stacioni i radhës për këtë projekt ishin shkollat: “Isa Jakupi” dhe “Ded Gjo Luli”. Në të dy shkollat, pjesë e programit ishin fëmijët e klasave të dyta. Përveç lojës së futbollit, ku fëmijet u ndane ne grupe 5-5 dhe 6-6 , u zhvilluan pasime , ushtrime me top, gjuajtje penalltish dhe më pas lojëra me grupe të ndara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment