Ja parashikimi që ka bërë Shevchenko për dy ndeshjet e sotme të Champions League

Ja parashikimi që ka bërë Shevchenko për dy ndeshjet e sotme të Champions League

19:16, 13/02/2018

Ish-ylli i Milanit, Andry Shevchenko, sot trajner i kombëtares së Ukrainës, ka bërë parashikimet për dy ndeshjet sotme të Champions league.

Në analizën e tij Shevchenko ka thënë se Manchester City do të fitojë përballë Baselit, si dhe do të ketë mbi 4 gola, ndërsa shton se do të shënojnë të dyja skuadrat.

Ndërsa ndeshjen tjetër atë mes Juventusit dhe Totenhamit, ish-Topi i artë e sheh si mjaft të fortë dhe thotë që anglezët do të marrin një barazim në këtë sfidë.

‘Skuadra e Guardiolës është një nga më të mirat e momentit. Mendoj se Basel-City do të jetë një ndeshje e bukur dhe me shumë gola, ku do të shënojnë të dyja ekipet, por sigurisht që fitues do të jenë anglezët. Ndërsa ndeshja mes Juventusit dhe Totenhamit është një sfidë mjaft e fortë, për mendimin tim kjo ndeshje do të dalë barazim’, u shpreh Shevchenko për mediat ukrainase. /Përshtati Syri.net.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco