VIDEO/ Skiatori rus humb ekuilibrin gjatë garës, shihni përplasjen e rrezikshme

VIDEO/ Skiatori rus humb ekuilibrin gjatë garës, shihni përplasjen e rrezikshme

16:43, 13/02/2018

Një skiator rus humbi ekuilibrin gjatë konkurrimit të tij në slalomin gjigant dhe u përplas me forcë në rrethimin e pistës, gjatë Lojërave Olimpike Dimërore.

25-vjeçari Pavel Trikhichev u përplas me një nga portat, humbi skinë e majtë dhe shkoi duke u rrotulluar drejt e në rrjetën mbrojtëse.

Trikhichev qëndroi disa momente i shtrirë në borë, i gjakosur paksa në fytyrë, përpara se të ndihmohej nga rojet e sigurisë.

Fatmirësisht, skiatori nuk ka pësuar asnjë dëmtim të rëndë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment