Po e kërkon e gjithë Europa, djali i Patrick Kluivert: Ja skuadra që kam në zemër

Po e kërkon e gjithë Europa, djali i Patrick Kluivert: Ja skuadra që kam në zemër

11:32, 13/02/2018

Djali i Patrick Kluivert është vetëm 18 vjeç por po kërkohet nga klubet më të mëdha evropiane.

Justin Kluivert po zhvillon një sezon fantastik në Holandë duke tërhequr vëmendjen e klubeve si Barcelona, Real Madrid apo Arsenali të cilat kërkojnë shërbimet e talentit të së ardhmes, shkruan “Goal.com”, raporton SYRI.net.

Gjithashtu edhe Manchester United ka hyrë në “luftë” për të nënshkruar me djalin e një prej futbollistëve më të dëgjuar gjatë viteve 90’.

"Nëse ju merrni një ofertë të mirë, askush nuk e di çfarë ndodh në të ardhmen. Anglia po më kërkon: Arsenali, Tottenhami, Chelsea ose Manchester United janë klube të bukura ku mund të shoh veten duke luajtur pak vite”, tha fillimisht ai.

Kluivert i biri i sulmuesit legjendar të Barcelonës, Patrick, gjithashtu nuk përjashton një lëvizje drejt Spanjës.

"Kudo që shkoj jashtë ata e njohin babanë tim, shpesh më pyesin: Do vish në Barcelonë, do të japim gjithçka për në “Camp Nou”.

"Unë me të vërtetë e dashuroj Barcelonën e cila është në zemrën time. Por nuk jam askush që të refuzoj një klub të madh si Real Madrid”, ka përfunduar Justin.

Kontrata e Kluivertit skadon në qershor 2019 por lojtari tashmë dëshiron të luajë për një ekip të madh.

/ Oldi Mele / SYRI.net /

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco