FOTO/ Inter dhe Roma ‘qajnë’ rezultatin, i bëjnë nder Lazios

FOTO/ Inter dhe Roma ‘qajnë’ rezultatin, i bëjnë nder Lazios

23:02, 21/01/2018

Interi dhe Roma ndanë nga një pikë në kryendeshjen e javës së 21-të në Serinë A, teksa regjistruan një barazim 1-1.

Si zikaltrit, ashtu edhe verdhekuqtë kanë më tepër se 1 muaj që nuk fitojnë, por për të gjetur 3-pikëshin, duket të presin të paktën edhe 1 javë.

Në “San Siro” zikaltrit krijuan disa mundësi të mira shënimi në pjesën e parë, por Roma gjeti avantazhin me anë të El Sharawit.

Sulmuesi italian përfitoi nga një gafë e Santon dhe i vetëm me Handanoviç nuk gaboi, duke e dërguar topin në rrjetë.

45-minutëshi i dytë flet tërësisht për zikaltrit, që krijojnë disa mundësi të mira shënimi, por fati dhe portieri Alison, i mohojnë 4-5 herë golin e barazimit.

Në minutën e 86-të, uruguaiani Vecino merr një krosim në zonë nga Brozoviç dhe mposht portierin e Romës, duke barazuar rezultatin.

Minutat në vijim nuk sjellin asnjë zhvillim interesant, duke bërë që sfida të mbyllet pa fitues.

Barazimi mes Interit dhe Romës ka kënaqur më shumë Lazion, që këtë javë ka marrë vendin e 3-të të renditjes, ndonëse me pikë të barabarta me Interin.

Vlen të përmendet se 2 skuadrat e kryeqytetit kanë nga një ndeshje për të rikuperuar, të cilën do ta luajnë në mesjavë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco