FSHF promovon albumin ‘EURO 2016’, ekspozitë me momentet historike të kuqezinjve

FSHF promovon albumin ‘EURO 2016’, ekspozitë me momentet historike të kuqezinjve

22:26, 21/01/2018

Ditën e hënë (nesër) në orën 13:00 në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë ceremoninë e promovimit të albumit “EURO 2016”.

Njëkohësisht do të bëhet dhe hapja e ekspozitës me momentet më pikante dhe më deçizive të Europianit të Francës, ku Shqipëria u përfaqësua për herë të parë në historinë e saj në verën e vitit 2016.

Prezent në këtë ceremoni do të jetë edhe Presidenti aktual i FSHF-së, Armand Duka, ish-lojtarë të ekipit kombëtar dhe personalitete të futbollit shqiptar ndër vite.

Ekspozita do të jetë e hapur disa ditë për të gjithë dashamirësit duke sjellë edhe një herë në vëmendje të gjitha momentet e një triumfi historik me ekipin kombëtar shqiptar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco