VIDEO/ Mbërrin në Milano blerja e re e Interit, shkon direkt në ‘San Siro’

VIDEO/ Mbërrin në Milano blerja e re e Interit, shkon direkt në ‘San Siro’

20:53, 21/01/2018

Fantazisti brazilian Rafinha ka mbërritur në aeroportin e Milanos, Linate, në orët e mbrëmjes së të dielës.

Futbollisti më i ri i Interit u pa shumë i buzëqeshur dhe i lumtur, por nuk tha asnjë fjalë për gazetarët që e pritën.

Menjëherë sapo u largua nga aeroporti, Rafinha u nis drejt stadiumit “San Siro”, ku do të ndjekë sfidën mes Interit dhe Romës.

Rafinha vjen në Milano me formulën e huazimit me të drejtë blerjeje, kundrejt 38 milionë eurove.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco