Lajmi i fundit

EMRA/ Arrestime në Bashkinë e Tiranës, Këlliçi: Për dosjen ...

Tundohet Reali, 100 milionë euro për Asension

Tundohet Reali, 100 milionë euro për Asension

09:08, 21/01/2018

Marco Asensio vazhdon të bezdiset. Sulmuesi i madrilenëve numëron gjithmonë e më pak minuta se sa ishin pritshmëritë e tij në fillim të sezonit.

Një situatë që justifikon faktin se tashmë ai sheh me sy të mirë çdo ofertë që mbërrin te Real Madrid, në adresë të yllit spanjoll.

Ka shumë skuadra që janë të gatshme të bëjnë sakrifica të mëdha financiare vetëm për të bërë të tyrin futbollistin e “Los Blancos”, por veçanërisht Manchester City që ka shfaqur më hapur interesimin për Asension.

Sipas “Don Ballon”, skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola është e gatshme të paguajë më shumë se 100 milionë euro për të blerë yllin e Spanjës dhe Real Madrid, transmeton telesport.

I zhgënjyer pas dështimit në sulmin për blerjen e ish-lojtarit të tij nga kohët e Barcelonës, Alexis Sanchez, tashmë Guardiola synon të godasë në shenjë për në merkaton e ardhshme të verës. Objektivi i tij i rradhës është Asensio. Pep është i bindur se me minutazh në dispozicion, lojtari i Real Madrid do të arrinte shumë shpejt formën optimale.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco