Rondon i dërgon mesazh emocionues McCarthyt pasi i theu këmbën

Rondon i dërgon mesazh emocionues McCarthyt pasi i theu këmbën

08:35, 21/01/2018

E gjitha bota e futbollit është në përkrahje të James McCarthy pas lëndimit në ndeshjen mes WBA-së dhe Evertonit.

Irlandezi u lëndua aksidentalisht nga Salomon Rondon dhe sulmuesit të Venezuelës i erdhi kaq keq sa filloi të qajë.

Pas ndeshjes e cila përfundoi me rezultat 1-1 dhe pas ndeshjes Rondon foli për rastin në fjalë, ku tha se i vjen shumë keq.

“Jam i shkatërruar pas një incidenti kaq të keq. Me vjen keq për Jamesin”.

“Rivaliteti harrohet kur kolegu vuan nga një lëndim kaq i pafat. Edhe sikur tentimi im të ishte gol, do preferoja të mos shënoja nëse kjo do të thoshte që të mënjanohej ai lëndim i tmerrshëm”.

“I dëshiroj Jamesit një shërim të shpejt dhe shpresoj ta shikoj atë duke luajtur sa më shpejtë”, ka thënë Rondon për ueb faqen zyrtare të klubit.

Sulmuesi 28-vjeçar në të kaluarën ka qenë pjesë e Las Palmas, Malag, Rubin Kazan dhe Zenit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco