A do japësh dorëheqjen –Zidane befason me deklaratën e tij

A do japësh dorëheqjen –Zidane befason me deklaratën e tij

23:41, 20/01/2018

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka thënë se gjithmonë është pozitiv dhe asnjëherë negativ dhe se do të vazhdojë të luftojë sepse nuk dorëzohet kurrë.

Duke folur të shtunën në një konferencë për media para ndeshjes së La Ligës kundër Deportivo la Coruna, francezi po ashtu e ka ripërsëritur se nuk ka plane për të transferuar lojtarë,

I pyetur rreth dorëheqjes, Zidane ka thënë: “Gjithmonë jam pozitiv e kurrë negativ”.

“Kurrë nuk do të dorëzohem, por do të vazhdoj të luftoj dhe të mos dorëzohem kurrë. Duhet të vazhdojmë të bëjnë atë që dimë ta bëjmë mirë, si dhe të përmirësohemi në fusha ku jemi më pak kompetent”, ka shtuar Zidane.

Ndërsa, në lidhje me transferimet, ai e ka përsëritur: “Nuk ka plane për të blerë lojtarë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco