Nations League, gjithçka duhet të dini për shortin e 24 janarit dhe fazat e mëtejshme

Nations League, gjithçka duhet të dini për shortin e 24 janarit dhe fazat e mëtejshme

23:29, 20/01/2018

24 janarin e ardhshëm, në Lozanë të Zvicrës, do të hidhet shorti i Nations League (Liga e Kombeve), një kompeticion ku do të marrin pjesë 55 vendet anëtare të UEFA-s. Do të jetë i ndarë në katër grupe (quhen Liga) dhe do të zhvillohet në tri faza. Në bazë të rezultateve të marra në kualifikueset e fundit të Botërorit, kombëtarja shqiptare është pozicionuar në Ligën C të Nations League, ndërsa ajo e Kosovës në Ligën D.

Image

Liga A
Vazo 1: Gjermani, Portugali, Belgjikë, Spanjë
Vazo 2: Francë, Angli, Zvicër, Itali
Vazo 3: Poloni, Islandë, Kroaci, Holandë

Skuadrat do të ndahen në katër grupe me nga tre ekipe, me fituesit e grupeve që do luajnë në fazat finale të Nations League (gjysmëfinale, vendi i tretë dhe finale) në qershor të 2019-ës. Një vend pritës do të përzgjidhet në dhjetor të 2018-ës mes ekipeve finaliste. Katër kombëtaret që do të zënë vendet e fundit në grupet e tyre do të bien në Ligën B për edicionin 2020. Katër ekipet e pakualifikuara në Euro 2020 që do të kenë pozicionet më të mira në grupet respektive do të kenë një shans të fundit për t’u kualifikuar në europian duke marrë pjesë në fazën “play off” që do të zhvillohet në marsin e 2020-ës.

Image

Liga B
Vazo 1: Austri, Uells, Rusi, Sllovaki
Vazo 2: Suedi, Ukrainë, Republika e Irlandës, Bosnje dhe Hercegovina
Vazo 3: Irlanda e Veriut, Danimarka, Republika e Çekisë, Turqi

Ekipet do të ndahen në katër grupe me nga tri skuadra. Për shkak të një vendimi të marrë nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, Rusia dhe Ukraina nuk do të mund të bien në të njëjtin grup.  Katër fituesit e grupeve respektive do të ngjiten në Ligën A, me katër ekipet e fundit që do të bien në Ligën C për edicionin e ardhshëm që do të zhvillohet në 2020-ën. Katër ekipet e pakualifikuara në Euro 2020 që do të kenë pozicionet më të mira në grupet respektive do të kenë një shans të fundit për t’u kualifikuar në europian duke marrë pjesë në fazën “play off” që do të zhvillohet në marsin e 2020-ës.

Image

Liga C
Vazo 1: Hungari, Rumani, Skoci, Slloveni
Vazo 2: Greqi, Serbi, Shqipëri, Norvegji
Vazo 3: Mali i Zi, Izrael, Bullgari, Finlandë
Vazo 4: Qipro, Estoni, Lituani

Skuadrat do të ndahen në një grup me tri ekipet (do të përmbajë skuadra nga Vazo 1,2 dhe 3) dhe tri grupe me nga katër skuadra. Për shkak të kushteve të këqija atmosferike që krijohen në dimër, një grup mund të ketë jo më shumë se dy nga këto skuadra: Norëay, Finland, Estonia, Lithuania. Katër fitusit e grupeve respektive do të ngjiten në Ligën B, me katër ekipet e vendeve të fundit që do të përfundojnë në Ligën D për edicionin e 2020-ës. Katër ekipet e pakualifikuara në Euro 2020 që kanë pozicionet më të mira në grupet respektive do të kenë një shans të fundit për t’u kualifikuar në europian duke marrë pjesë në fazën “play off” që do të zhvillohet në marsin e 2020-ës.

Image

Liga D

Vazo 1: Azerbajxhan, Mqaedoni, Bjellorusi, Gjeorgji
Vazo 2: Armeni, Letoni, Ishujt Faroe, Luksemburg
Vazo 3: Kazakistan, Moldavi, Lihtenshtejn, Maltë
Vazo 4: Andorrë, Kosovë, San Marino, Gjibraltar

Skuadrat do të ndahen në katër grupe me nga katër kombëtare. Për shkak të një vendimi të marrë nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, Armenia dhe Azerbajxhani nuk do të mund të jenë në të njëjtin grup. Për shkak të kufizimeve në udhëtim, çdo grup mund të ketë vetëm një nga këto çifte në përbërje: Andorrë dhe Kazakistan, Ishujt Faroe dhe Kazakistan, Gjibraltar dhe Kazakistan, Gjibraltar dhe Azerbajxhan. Katër fituesit e grupeve respektive do të ngjiten në Ligën C për edicionin e 2020-ës. Katër ekipet e pakualifikuara në Euro 2020 që kanë pozicionet më të mira në grupet respektive do të kenë një shans të fundit për t’u kualifikuar në europian duke marrë pjesë në fazën “play off” që do të zhvillohet në marsin e 2020-ës. Në vazhdim, pozicionimi i ekipeve në secilën prej vazove brenda ligave përkatëse është bërë në bazë të koeficientit të ekipeve.

Si janë përcaktuar vazot 
55 ekipet pjesëmarrëse janë ndarë në bazë të pozicionit të kombëtareve në renditjen e UEFA-s në përfundim të fazës kualifikuese për Rusi 2018 (nuk janë përfshirë rezultatet e fazës “play off”). Liga A përmban 12 skuadrat e para. 12 kombëtaret pasuese janë në Ligën B, 15 pasueset në Ligën C dhe 16 të tjerat në Ligën D. Më tej, ndarja e kombëtareve në vazot përkatëse është bërë në bazë të koeficientit të tyre.

Shorti i fazës me grupe: 24 janar 2018 (ora 12:00), Lozanë

Java 1: 6–8 shtator 2018
Java 2: 9–11 shtator 2018
Java 3: 11–13 tetor 2018
Java 4: 14–16 tetor 2018
Java 5: 15–17 nëntor 2018
Java 6: 18–20 nëntor 2018
Shorti i fazës finale: dhjetor 2018
Faza Finale: 5-9 qerhsor 2019
Shorti i “play off”-it i UEFA EURO 2020: 22 nëntor 2019
“Play off”-i i UEFA EURO 2020: 26–31 mars 2020

 

/telesport

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco