Mourinho: Sanchez shumë pranë Manchester United

Mourinho: Sanchez shumë pranë Manchester United

22:21, 20/01/2018

Alexis Sanchez është shumë afër transferimit të Manchester United.

Kështu ka deklaruar trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, pas fitores 0-1 në transfertë të Burnley.

Pas ndeshjes, portugezi është pyetur për sagën Sanchez, që ka disa ditë që përflitet për transferim nga Arsenali të skuadra nga ‘Old Trafford’.

“Nëse ju më pyesni mua, unë them se po vjen. Por, ende nuk kam asgjë për të konfirmuar”, është përgjigjur Jose Mourinho.

“Pritni se do të ndodhë shumë shpejtë, ose kurrë. Është shumë afër, shumë afër, shumë afër. Po bëhet gjithçka që ai të transferohet, mendoj se ata që po punojnë në këtë do të jenë të suksesshëm”, ka shtuar ai.

Përndryshe mediet në Angli kanë raportuar se Sanchez është nisur në drejtim të qytetit të Mançesterit për të finalizuar transferimin e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco