Babai i Rafinhas konfirmon transferimin e djalit tek skuadra...

Babai i Rafinhas konfirmon transferimin e djalit tek skuadra...

21:31, 20/01/2018

Babai i Rafinhas, i njohur si Mazinho ka konfirmuar se mesfushori i Barcelonës do të bashkohet me Interin dhe marrëveshje e gjitha është e kryer dhe pritet vetëm zyrtarizimi

Interi ka vendosur plotësisht të nënshkruajë me Rafinha në huazim me opsion blerje në fund të sezonit për 35 milionë euro plus tre milionë euro tjera bonuse.

Kjo marrëveshje u pranua në fund nga gjiganti katalunas dhe Mazinho ka shpjeguar edhe arsyet për transferimin e djalit të tij.

Rafinha dhe babai i tij, legjenda e Brazilit, Mazinho “Ai gjithashtu kishte fat të keq kur pësoi atë lëndimin e madh në gju gjatë dy viteve të fundit”.

“Ai thjesht dëshiron të luajë, të ndjehet i lumtur dhe të bëjë atë që ai e do në një klub të shkëlqyer si Interi”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco