VIDEO/ Marseille fiton në fushën e Caen, i merr Lyonit vendin e dytë

VIDEO/ Marseille fiton në fushën e Caen, i merr Lyonit vendin e dytë

09:33, 20/01/2018

Olimpique Marseille ruan ecurine e fitoreve në Ligue 1 edhe në transfertë me Caen, ku triumfoi pastër 0-2.

Dimitri Payet me 11-metërsh në minutën e 55-të dhe Thauvin thuajse 20 minuta më vonë ishin autorë të golave për skuadrën e Rudy Garcias, që zhvendos të paktën përkohësisht në vendin e tretë Lyonin, që mund ta rifitojë pozicionin si forcë e dytë në kampionatin francez nëse mposht PSG në supersfidën e së dielës.

Në fakt, gara më e fortë në Ligue 1 është për zonën Champions, pasi duket e vështirë që parizienët pengohen në rrugën e tyre drejt titullit kampion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco