Zyrtare: Një tjetër legjendë do të largohet në fund të sezonit

Zyrtare: Një tjetër legjendë do të largohet në fund të sezonit

09:03, 20/01/2018

Kapiteni i Manchester Unitedit, Michael Carrick do të tërhiqet nga futbolli në fund të sezonit.

Trajneri Jose Mourinho konfirmoi se 36-vjeçari do të marrë rolin e asistentit në ekipin e parë pas pensionimit.

Carrick nuk ka luajtur futboll që nga muaji shtator shkaku i problemeve me zemrën, kur u konstatua se ka rrahje të përshpejtuar të saj.

Mourinho, duke folur për Carrikun në rolin e trajnerit, tha “Klubi do të ishte shumë i lumtur që ai ta bënte këtë. Edhe unë do të isha shumë i lumtur”.

“Pres që ai të na bashkohet. Mendoj se është një vendim i mirë për skuadrën dhe një vendim i mirë që të largohet para se të ketë ndonjë problem edhe më të madh”, tha portugezi.

Carrick, pesë herë kampion i Ligës Premier League, pati një sulm kardiak – një trajtim që synon kontrollin ose korrigjimin e ritmeve të ndryshme të zemrës anormale.

Theksojmë se mesfushori iu bashkua Unitedit në vitin 2006 pas dy vitesh qëndrimi te Tottenham Spurs, ndërsa ka fituar një FA Cup, Ligën e Evropës dhe Kupën e Botës të FIFA-s. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco