Klauzolat më të larta, Hysaj i shtati në...

Klauzolat më të larta, Hysaj i shtati në...

08:39, 20/01/2018

Transferimi i Neymar te Paris Saint Germain, me francezët që paguan 222 milionë euro për ta marrë nga Barcelona, shënoi një moment kthese në futbollin botëror. Një investim që tronditi konceptin për klauzolat e prishjes së kontratës pasi deri në verën e kaluar mendohej se disa shifra ishin të pamundura për tu paguar dhe më tepër kishin një vlerë simbolike.

Këtë e konfirmuan rinovimet e yjeve te Barcelona. Sipas kontratës së re, për Lionel Messin klubet e interesuara duhet të paguajnë 700 milionë euro. E megjithatë sulmuesi argjentinas renditet i treti, pasi klasifikimi special kryesohet nga dy sulmuesit e Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema, klauzola për prishjen e kontratës së të cilëve është në kuotën një miliard euro. Me 700 milionë euro, Messi barazoi dy lojtarë të tjerë të “Los Blancos”, Isco dhe Marco Asensio.

Klauzolë e çmendur ishte edhe ajo që Barcelona vendosi në rinovimin e kontratës me Gerard Pique. 500 milionë euro, shifër me të cilën mbrojtësi katalan pozicionohet në vendin e gjashtë, ku barazoi Gareth Bale e Luka Modrid në renditjen e klauzolave më të shtrenjta në botë. Bie në sy fakti se për të blerë emra si Iniesta, Luis Suarez, Busquets, Casemiro dhe Sergio Ramos nevojiten 200 milionë euro.

18 vendet e para të renditjes speciale dominohen nga Reali dhe Barcelona, duke konfirmuar se me shifrat astronimike Spanja dominon skenën europiane. Klauzolat për prishjen e kontratave kanë hyrë në modë edhe në Serinë A, aty ku mes lojtarëve më të shtrenjtë figuron edhe Elseid Hysaj. Ylli i Napolit dhe Kombëtares shqiptare është lojtari i gjashtë më i shtrenjtë i futbollit italian, me klauzolën 50 milionë euro, aq sa edhe Brozovi? i Interit. Lojtari më i shtrenjtë i Serisë A është kapiteni zikaltër Mauro Icardi me 110 milionë euro, i ndjekur nga Belotti i Torinos me 100 milionë.

KLAUZOLAT                  FUTBOLL

LOJTARI                        KLUBI                  SHIFRA/ €

CRISTIANO RONALDO  REAL MADRID     1 MILIARD

KARIM BENZEMA         REAL MADRID     1 MILIARD

ISCO                               REAL MADRID     700 MILIONË

ASENSIO                       REAL MADRID     700 MILIONË

LIONEL MESSI               BARCELONA        700 MILIONË

GARETH BALE               REAL MADRID     500 MILIONË

LUKA MODRIC              REAL MADRID     500 MILIONË

SERGI ROBERTO           BARCELONA        500 MILIONË

GERARD PIQUÉ             BARCELONA        500 MILIONË

OUSMANE DEMBELÉ   BARCELONA        400 MILIONË

COUTINHO           BARCELONA        400 MILIONË

DANI CARVAJAL           REAL MADRID     350 MILIONË

TONI KROOS                 REAL MADRID     300 MILIONË

LUIS SUAREZ                 BARCELONA        200 MILIONË

ANDRES INIESTA          BARCELONA        200 MILIONË

SERGIO BUSQUETS      BARCELONA        200 MILIONË

CASEMIRO                     REAL MADRID     200 MILIONË

SERGIO RAMOS            REAL MADRID     200 MILIONË

KLAUZOLAT                  SERIA A

LOJTARI                        KLUBI                  SHIFRA/ €

MAURO ICARDI             INTER                   110 MILIONË

ANDREA BELOTTI         TORINO                100 MILIONË

PIOTR ZIELINSKI            NAPOLI                65 MILIONË

MARKO ROG                 NAPOLI                60 MILIONË

NIKOLA MAKSIMOVI? NAPOLI                55 MILIONË

ELSEID HYSAJ                NAPOLI                50 MILIONË

MARCELO BROZOVI?   INTER                   50 MILIONË

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco