Guardiola tregon se cilin lojtar pëlqente para se të shfaqej Messi

Guardiola tregon se cilin lojtar pëlqente para se të shfaqej Messi

23:55, 19/01/2018

Njëri studionte për t’u bërë trajner i madh, tjetri dhuronte magji në fushën e “Camp Nou”.

Në 2007-ën, Pep Guardiola dhe Ronaldinho, kanë ndarë të njëjtën ëndërr “blaugrana”: katalanasi në stol, braziliani në fushë. Disa vite më mbrapa, trajneri spanjoll ka dashur t’i kujtojë ato momente me rastin e zyrtarizimit të tërheqjes së brazilianit nga futbolli i luajtur.

“Kur Joan Laporta është bërë president i Barcelonës, ka blerë Ronaldinhon, i cili ka qenë një nga lojtarët me ndikimin më të madh, sepse ka ndihmuar klubin të rifitonte besimin e humbur pas disa vitesh të kaluar në errësirë. Kampionat dhe Champions League, ka fituar shumë me Barçën. Ka qenë një lojtar i një niveli tjetër. Para se të vinte Messi, të them të drejtën, nuk kisha parë asgjë të ngjashme më parë. I uroj më të mirat për të ardhmen”, ka thënë Guardiola.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco