Ndeshje e ‘çmendur’, 3 penallti, 4 gola

Ndeshje e ‘çmendur’, 3 penallti, 4 gola

23:37, 19/01/2018

Atheltic Bilbao kaloi dy herë në avantazh në transfertë me Getafen, por nuk mundi të merrte më shumë se një pikë në “Coliseum Alfonso Perez”, ku u akorduan 3 penallti, një i shpërdoruar nga Molina i vendasve.

Në barazim 2-2 përfundoi ky takim, që u zhbllokua që në minutën e 13-të nga Williams. Molina u tregua i saktë në penalltinë e parë në favor të Getafes në minutën e 21-të, ndërsa me fillim e pjesës së dytë Garcia riktheu epërsinë e Bilbaos po me 11-metërsh.

Kryesori nuk hezitoi për të akorduar një tjetër penallti për Getafen, që u shpërdorua nga Mollina, ndërsa golin e barazimit e shënoi Angel 15 minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco