Te Bayern Munchen plas sherri në stërvitje

Te Bayern Munchen plas sherri në stërvitje

22:56, 19/01/2018

Nuk mjaftojnë rezultatet fantastike për të qetësuar ambientin te Bayern Munich. Sot, dy ditë nga ndeshja e kampionatit kundër Werder Bremen, janë nxehur gjakrat, madje shumë, gjatë seancës stërvitore, kur James Rodriguez dhe Sebastian Rudy u përballën fizikisht mes tyre.

Gjithsesi, dueli mes kolumbianit dhe ish-lojtarit të Hoffenheim, fatmirësisht zgjati vetëm pak, falë ndërhyrjes së shokëve të ekipit që ndërhynë dhe mbi të gjithë trajneri Jupp Heynckes.

Ky i fundit ka shuar çdo gjë në mënyrë të menjëhershme dhe u ka kërkuar Rodriguez dhe Rudy që të shtrëngojnë duart, përpara të gjithë skuadrës.

Qetësia e seancës stërvitore të paradites te Bayern Munich është shkatërruar nga një duel sherri mes James Rodriguez dhe Sebastian Rudy.

Ishte ish-futbollisti i Real Madridit ai që e ndezi sherrin, që me një ndërhyrje shumë të keqe ka ngjallur tërbimin e mbrojtësi, i cili menjëherë ka tentuar të kundërvihet, jo vetëm me mimikën e egër kundër kolumbianit.

Një përplasje që nuk zgjati shumë, pasi zjarri u shua nga shokët e skuadrës, të cilët ndërhynë menjëherë dhe më pas edhe trajneri që ka rikthyer qetësinë e paqen në ekip, duke vijuar programin, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco